Delegacioni shqiptar së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka marrë pjesë në takimin rreth nismës ‘Lëvizja e Lirë e Punëtorëve’ .
Përmes kësaj nime qytetarëve të BE-së u sigurohet se do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si punëtorët vendas në lidhje me kushtet e punës, avantazhet sociale dhe tatimore.
Sakaq për të mundësuar lëvizjen e lirë në një shtet tjetër anëtar.
Postimi i plotë:
Komisioni Evropian dhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Zëvëndësministrja dhe Negociatorja e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, znj. Olta Manjani, zhvilluan në Bruksel, takimin shpjegues për Kapitullin 2 “Lëvizja e Lirë e Punëtorëve”.
?Liria e lëvizjes së punëtorëve është një nga liritë themelore të garantuara nga ligji i Bashkimit Evropian. Shqipëria ka bërë hapa konkrete drejt lëvizjes së lirë të punëtorëve duke përafruar kuadrin ligjor kombëtar me acquis të BE-së, për të promovuar lirinë e lëvizjes së punëtorëve dhe shkëmbimin e informacionit mbi mundësitë e punësimit.
??Acquis sipas këtij kapitulli parashikon që qytetarët e BE-së të një shteti anëtar kanë të drejtë të punojnë në një shtet tjetër anëtar. Punëtorët migrantë të BE-së duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si punëtorët vendas në lidhje me kushtet e punës, avantazhet sociale dhe tatimore. Acquis përfshin gjithashtu një mekanizëm për të koordinuar dispozitat kombëtare të sigurimeve shoqërore për personat e siguruar dhe anëtarët e familjeve të tyre që lëvizin në një shtet tjetër anëtar.