‘E humbët mundësinë’/ Komisioni Hetimor e kërkoi në seancë dëgjimore, Meta: S’keni legjitimitet, nuk bëhem palë me shkelësit e Kushtetutës  

Përsëri kreu i shtetit nuk ka pranuar që të paraqitet për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, duke i lënë “thatë” deputetët e PS-së, që po kërkojnë ta shkarkojnë nga detyra.

Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur letrës së Komisionit Hetimor që e kërkoi në seancë dëgjimore.

Në një shkresë zyrtare, Presidenti shkruan se ky komision e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohuar këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.

Po kështu Presidenti thotë se “me veprimtarinë e tyre të zhvilluar në shkelje të parashikimeve të detyrueshme për zbatim, Kuvendi e humbi mundësinë e dhënë nga Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit”.

Kreu i Shtetit thekson se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *