Receta/ Ju ka marrë malli për kërnackat e shijshme të Korçës, përgatitini tani!

Receta e rekomanduar për këtë të premte nga ne janë qoftet e famshme të Korçës. Kjo recetë është trashëguar brez pas brezi dhe kanë një shije dhe aromë ndryshe nga ato të zakonshmet.

Nëse jeni kurrioz për t’i testuar dhe ndodheni larg qytetit të Korçës, atëherë përgatitini vetë në shtëpinë tuaj me anë të kësaj recete.

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 5 kokrra qepë mesatare të grira hollë
  • 3 kokrra vezë
  • 200 gr bukë të njomur
  • Rigon
  • Piper i zi
  • Kripë sipas dëshirës
  • Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht merrini dhe hidhini të gjithë përbërësit në një tas të madhe dhe përzieni me dorë derisa masa të jetë homogjene. Masën e përftuar lëreni të marinohet për rreth dy orë dhe më pas merrni  porcione të cilave duhet t’i jepni një formë të gjatë 10-12 centimetra.

Në varësi të preferencave mund t’i piqni në tigan ose në zgarë, ku mund t’i shijoni me pak djathë, sallatë dhe pak qepë të grira hollë fare sipër tyre.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *