Ka mbetur edhe pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Botërorit në Katar dhe reagime të stuhishme shkaktoi falënderimi për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në samitin në Kazakistan, emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, foli me Putinin, të cilin e falënderoi drejtpërdrejt për mbështetjen në organizimin e Kupës së Botës të 22-të radhazi.
“Pasi Rusia organizoi një Botëror shumë të suksesshëm në 2018, miqtë tanë nga Rusia na dhanë një mbështetje të madhe në organizimin e Botërorit të ardhshëm. Ne jemi mirënjohës dhe krenarë për këtë marrëdhënie dhe bashkëpunim që do të zgjasë deri në fund të Kupës së Botës. Unë jam shumë i lumtur që të shoh, president. Faleminderit”, i tha Al Thani Putinit.
Qatar’s emir thanks Vladimir Putin for ‘great support’ over World Cup https://t.co/EDEuo8l1Kj
— The Guardian (@guardian) October 13, 2022