Kush është “njeriu” i Talo Çelës, që u kap në Elbasan me miliona dhe drogë

Aqif Bezati shtetasi i  arrestuar  nga Policia e Elbasanit pasi në banesën e tij u gjetën armë, municione drogë e shuma të konsiderueshme parash.
Po ashtu në pranga përfundoi dhe Veli Deliu, mik i 60-vjeçarit, që gjithashtu iu gjetën armë e municione në banesë.
Ishte pikërisht 54-vjeçari Aqif Bezati që u mbajt në vëzhgim nga blutë e Elbasanit, të cilët gjatë hetimit kanë mësuar se miku i tij në banesë mbante sende të jashtëligjshme.
Sipas raportimeve, Bezati ka miqësi me një nga personat më të kërkuar nga policia, Talo Çela.
Nga hetimet ka rezultuar se 60-vjeçari nga fshati Dëshiran i Belshit ishte i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Krahas armëve, municioneve dhe shumave të konsiderueshme të parave, gjatë kontrollit të banesës së Aqif Bezatit, Policia gjeti dhe 75 bimë të thata opiumi që shihni në këto pamje. Kjo bimë është tejet e veçantë pasi nga përpunimi i saj prodhohet heroina.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *