Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe zv.kryemninistrja Belinda Balluku ndodhen në Elbasan pranë shkollës ‘Jorgji Dilo’ ku janë takuar me nxënësit në kuadër të nismës për kursimin e energjisë elektrike.
Kushi tha se do të jenë nxënësit do të jenë heronjtë e kësaj krize nëse do dinë të kursejnë energjinë elektrike.
Sakaq shtoi se rëndësia për të kursyer energji është më e domosdoshme se kurrë.
“Tashmë nxënësit e dinë që kemi krizë energjetike por e dinë se energjia duhet kursyer. Ne kemi caktuar vendimin për koordinator në shkolla dhe të arrihet një objektiv. Ju jeni heronj të energjisë elektrike.
Kujtojmë se kjo fushatë synon të përcjellë tek nxënësit mesazhin sesa e rëndësishme është që të tregohemi të kujdesshëm në përdorimin e duhur të energjisë, sidomos në këtë kohë krize që ka përfshirë të gjithë botën.