Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi u paraqit pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Njeriu kyç në Kryeministri i Edi Ramës shihet të mbajë në duar një dosje, mbase me shkresa për të shpjegur pozicionin e tij në aferën e inceneratorëve. E po kështu në dorën tjetër mban një çadër, që mbase për rastësi është me ngjyrën e rilindjes. Deri më tani s’ka një reagim zyrtar nga qeveria për arsyet përse Agaçi ishte thirrur në SPAK
Për një orë Agaçi ka dëshmuar për inceneratorët para prokurorit Dritan Prençit, por është “kapur” nga mediat vetëm në momentin që ka dalë nga SPAK.
I pyetur nga mediat për arsyet e paraqitjes së tij në SPAK, Agaçi nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment dhe sqarim për mediat, duke e lënë mister arsyen e vizitës së tij. E po ashtu, lidhur me thirrjen e tij ka reaguar edhe SPAK, duke thënë se :
Nuk kemi asgjë për të ndarë. Ndërkohë që Agaçi ka dëshmuar, deri më tani nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij dhe se për çfarë ka dëshmuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Engjëll Agaçi, i cili më herët ka ushtruar profesionin e avokatit, që nga data 15 shtator 2013 ushtron funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Po ashtu, konsiderohet si një nga personat më të afërt me kryeministrin Edi Rama.
/news24