Recetë/ Tavë me qepë domate dhe qofte

Recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme për një darkë të këndshme me familjen tuaj.

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

500 gr mish i grirë, 1 vezë, 4 qepë mesatare, 1 kokërr e plotë hudhër, 3-4 kokrra domate për gjellë, 1 lugë gjelle peksimadhe,1 tufë majdanoz, 2-3 gjethe dafine, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, ½ gotë verë e kuqe, pak miell, kripë dhe piper.

Përgatitja

1.Përgatisni fillimisht brumin e qofteve. Hidhni në një tas mishin e grirë, vezën, 1 qepë të grirë imët, 3-4 thelpinj hudhër të copëtuar, peksimadhen, kripë, piper dhe majdanoz të grirë. Përziejini mirë derisa të krijohet një brumë homogjenë.

2.Formoni qofte mesatare të sheshta. Kalojini në miell nga të dyja anët. Nxehni vajin për skuqje dhe jepuni qofteve një skuqje të lehtë. Lërini mënjanë.

3.Në vajin e qofteve hidhni 3 qepët e grira imët, pjesën e ngelur të thelpinjëve të hudhrësdhe skuqini derisa të zbuten. Shuajini në verë të kuqe.

4.Kur të avullojë vera shtoni domatet e prera në rrathë. Salca duhet të ziejë derisa të bëhet kremoze. Rregullojeni me majdanoz, kripë dhe piper.

5.Vendosni qoftet në tavë dhe hidhuni sipër salcën e nxehtë të domateve. Shtoni dy tre gjethe dafine në tavë ose spec të kuq nëse dëshironi.

6.Futeni në furrë në 180 gradë C për 45 minuta. Shërbejeni me bukë të thekur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *