Fshihnin kokainën nga Kolumbia në vendet intime të grave/ Në pranga edhe 2 vëllezër shqiptarë  

Kishin arritur që të bënin jo pak para me atë formë të kamufluar dhe origjinale trafikimi, por edhe aty ku është e ndaluar policia arriti të “fuste duart”.

Kokaina e paketuar në formë veze fshihej në pjesët intime të grave dhe transportohej nga Kolumbia në Genova të Italisë. Rrjeti u zbulua nga policia në kuadër të operacionit “L’Aurora”, që çoi në arrestimin e nëntë personave.

Hetimi është një degë e operacionit “GPL 2018”, i cili nëntorin e kaluar çoi në arrestimin e 17 personave, përfshirë italianë dhe shqiptarë.

Hetimi filloi me arrestimin e Riçardo Colella dhe partneres së tij Irene Ferlita gjetur me 30 gram kokainë, i cili u prangos në korrik 2019.

Çifti, siç doli në hetime, ishte një pikë e rëndësishme referimi për dy vëllezërit shqiptarë, për të cilët ata i ruanin drogën.

Vëllezërit shqiptarë Plloçi (Klodiani, 35 vjeç, u arrestua në Belgjikë marsin e kaluar si pjesë e operacionit GPL 2018) drejtuan një rrjet të shpërndarjes së drogës, duke shfrytëzuar kontaktet me bashkatdhetarët që banojnë jashtë vendit për furnizime me kokainë.

Nga atje, u identifikua një rrjet nga Amerika e Jugut.

Hetimi zbuloi importimin e 521 gram kokainë në tetor 2019 të kryer nga tri gra, por edhe planifikimin e një dërgese tjetër që duhet të kishte mbërritur në dhjetor 2019 dhe nuk mbërriti kurrë për arsye ende të panjohura. Të tre gratë që transportonin drogë gjithashtu u arrestuan.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *