Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka dalë hapur kundër nismës së Ballkanit të Hapur dhe synimeve të qeverisë së vendit të tij për t’u bërë pjesë e saj.
Kreu i shtetit malazez u shpreh se anëtarësimi i Malit të Zi në “Open Balkan” është kthim në ‘Serbinë e Madhe’. Ai theksoi se Qeveria e Malit të Zi, në krye me Dritan Abazoviç-in, ka komprometuar Malin e Zi si vend anëtar i NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë.
“Është një agresion i poshtër që donte ta nxirrte Malin e Zi nga konstelacioni politik evropian dhe euroatlantik dhe ta kthente, përmes hollit të të ashtuquajturit program ekonomik “Ballkani i Hapur”, në Serbinë e Madhe, nën ombrellën e sigurisë së Madhe të Rusisë. Në periudhën e parë, kriza e sigurisë u reflektua në përpjekjet e qeverisë së re për të komprometuar Malin e Zi si vend anëtar i NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë, dhe gjatë periudhës së fundit, ne pamë përpjekjet e dëshpëruara të qeverisë së re për të çmontuar plotësisht sistemi i sigurisë, duke përfshirë ANB-në si institucionin më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë, për të ruajtur rrjetin agjenturor serbo-rus në Mal të Zi dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e qeverisë së re nga keqbërjet e tyre kriminale – theksoi presidenti i vendit.”, u shpreh Gjukanoviç.