Një shpërthim masiv është regjistruar ditën e sotme në një minierë të linjitit në veri të Turqisë. Deri më tani raportohet se janë dhjetra punëtorë të cilët kanë mbetur të bllokuar nën tokë.
Deri më tani, 14 punëtorë janë shpëtuar pas incidentit, i cili ndodhi në orën 18:15 (me orën lokale). Në momentin e ngjarjes, në minierë ndodheshin 87 punëtorë, ndërsa dy kanë mbetur të plagosur. Raportet e mediave ndërkombëtare thonë se numri i njerëzve të bllokuar është 50. Guvernatori i provincës Bardin, Nurtac Arslan, tha se tetë minatorë arritën të dilnin vetë.
Miniera është në pronësi të ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD).
Po hetohet për shkaqet e shpërthimit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleiman Soylu dhe ai i Energjetikës, Fatih Donmez. Në zonë kanë shkuar ambulancat, ndërsa ankthi i familjarëve për të zhdukurit është i madh.
Kujtojmë se në vitin 2014, mbi 300 persona u vranë në një shpërthim mine në Turqi.
❝Kendi imkanlarımla çıktım. Tam olarak sebebini bilmiyorum. Biz biraz gerideydik. Sadece basınç oldu, toz oldu. Göz gözü görmedi❞
Bartın’da maden ocağındaki patlamadan kurtulan işçi yaşadıklarını anlattı https://t.co/Xok7t525Dh pic.twitter.com/Gayfvoyeji
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) October 14, 2022