Seriali “ The Crown’ në Netflix u ka dhënë shikuesve një pamje të parë të asaj që do shohin në muajt në vijim. Përmes llogarisë zyrtare të serialit janë ndarë disa imazhe të kastit të ri të aktorëve të sezonit 5, i cili do të publikohet më 9 nëntor.
Kasti ndryshon për të pasqyruar moshën e Mbretëreshës Elizabeth II dhe familjes së saj, me Imelda Stanton, Dominic West, Elizabeth Debicki që kryesojnë kastin.
Sezoni i mëparshëm i skenarit përfundoi në 1990 me Olivia Colman dhe Sezoni 5 eksploron fundin e martesës së Princit Charles dhe Princeshës Diana. Mbretëresha Elizabeth do ta gjejë veten në një epokë të re që përkon me shfaqjen e një cikli lajmesh dhe informacioni që mbulonte nga afër çdo skandal familjar në atë kohë.
Seriali do të përfundojë në sezonin e gjashtë. Sipas informacioneve, krijuesi Peter Morgan synon të arrijë historinë e familjes mbretërore në fillim të viteve 2000, pasi ai beson se ka raste interesante që ia vlen të tregohen.
The Crown/ Publikohen fotot e para të sezonit 5
Leave a comment