Vidhet shkolla e mesme në Berat, hajdutët marrin 20 IPode

Pre e grabitësve ka rënë mbrëmjen e sotme gjimazi “Babë Dudë Karbunara” në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se hajdutët kanë thyer xhamin e dritares së katit të dytë të ndërtesës dhe pasi kanë marrë 20 IPode (tableta) që ndodheshin në një tip kasaforte janë larguar ne vrap. Ata janë pikasur nga roja e shkollës, i cili ka njoftuar policinë.

Gazetarja Eneida Petova bën me dije se shkolla tashmë është nën mbikëqyrjen e policisë dhe pritet mbërritja e ekspertëve kriminalistik që do kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjimazi Babë Dudë Karbunara ishte duke u boshatisur prej disa ditësh pasi do të shembet për tu rindërtuar nga e para. Mësohet se shumica e materialeve të shkollës janë hequr, ndërkohë që kasaforta do të largohej ditën e nesërme me vinç, për arsye të peshës së saj.

Dyshimet e para lidhen me faktin se hajdutët kanë qënë të mirëinformuar për heqjen e kasafortës dhe kanë ndërmarrë vjedhjen mbrëmjen e sotme. Në Komisariatin e Policisë së Beratit është shoqëruar për të dhënë deklaratat e tij roja i shkollës, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve) të vjedhjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *