Një stërvitje ushtarake vërtet gjigante ka nisur sot mes ushtrisë amerikanëve dhe asaj greke në ishullin e Kretës, e cila ka shkaktuar jo pak reagime me Turqinë. Mediat turke kanë publikuar foto nga stërvitja e NATO-s në Greqi, duke shprehur se është një shenjë provokimi.
Fotoja, e cila ka sjellë reagimet e Turqisë është ajo ku janë të pranishëm mes ushtarëve amerikanë dhe grekë edhe dy priftërinj ortodoksë që kanë bekuar ushtarët dhe fillimin e stërvitjes.
Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, i cili vendosi të ndërtojë një ushtri në Greqi, ka qëllimin strategjik të Pentagonit për të krijuar baza të përhershme dhe rrotulluese ushtarake.
Ushtria amerikane, që aktualisht po përdor portin e Alexandroupolis-it në Veri, si dhe Bazën Suda në Kretë, po ul gjithashtu aeroplanë luftarakë në bazat ajrore në Larisas dhe Stefanovikeio-s.
Avionët luftarakë amerikanë “F-15” dhe “F-16” dhe avionët cisternë “KC-135”, janë ngritur gjithashtu nga Andravida, e cila ka pritur stërvitjet ajrore ndërkombëtare të Greqisë në muajt e fundit.
Stërvitja synon testimin e aftësive të ushtrive të rajonit, për të përballuar kërcënime të ndryshme të sigurisë.
/Priza.al/