Rrahu 17-vjeçaren që e përndiqte, procedohet penalisht i riu

Policia e Tepelenës ka proceduar penalisht një 26-vjeçar, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje.

Ndjekja penale ndaj të riut, filloi pas kallëzimit të minorenes.

Njoftimi i Policisë

TepelenëSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *