Emri/ Iu gjet hashash i kultivuar në banesë, dënohet me 3 vite burg 50-vjeçari

Është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Sarandës 50-vjeçari Abedin Ogiçi nga fshati Vergo i Delvinës. Dënimi është dhënë nga Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, i cili e ka deklaruar fajtor Ogiçin për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Ky i fundit u arrestua në 14 korrik të vitit 2021 nga policia e Delvinës, pasi në banesë i’u gjetën të kultivuara në kubikë, fidanë “cannabis sativa”.

Në Gjykatën e Sarandës ndërkohë po vazhdon një tjetër proces për Abedin Ogicin për një tjetër vepër penale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *