Artisti i njohur Flori Mumajesi, prej kohësh i mungon skenës dhe publikut shqiptar. Këngëtari dhe producenti ka marrë një pauzë të gjatë, por mesa duket, kësaj mungese po i vjen fundi. Të paktën këtë gjë na ka treguar producenti i njohur me anë të një videoje në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një fragment nga një këngë e këngëtares me prejardhje greko-qipriote, Ivi Adamaou, e cila duket se ka zgjedhur studion e Florit për të realizuar projektin e saj. Ky projekt sipas videos pritet të lançohet me datë 17 të këtij muaji.
https://www.instagram.com/reel/Cjug778jdsW/?hl=en
Mesa duket, Flori Mumajesi përpos këngëtarëve shqiptarë, pëlqehet edhe nga të huajt për realizimin e projekteve të tyre. Epo lajm i mirë edhe për ne, pasi ky mund të konsiderohet si një rikthim pas shumë kohë i artistit të dashur.
Më herët, një lajm qarkulloi kudo ku thuhej se Flori Mumajesi do të marrë rolin e drejtorit artistik të festivalit të Këngës në RTSH. Ai mohoi lajmin duke shkruar: “Po Flori që s’di gjë?”
Rikujtojmë se artisti nuk ka qenë asnjëherë pjesë e festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja herë pjesëmarrje ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The dreams”, e tani vjen mometi që bëhet drejtor artistik.