Paul POGBA kthehet në fushë para Botërorit

Paul Pogba do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës. Ky është lajmi i mirë që vjen nga Franca teksa raportohet se francezi është rikuperuar në nivele të kënaqshme.

“L’Equipe” raporton se mesfushori brenda një muaji do të rikthehet në fushë për të dhënë fillimisht kontributin e tij për Juventusin. Lajm i mrekullueshëm ky edhe për përfaqësuesen e “Gjelave” që do të mund të ketë në dispozicion një futbollist si Pogba.

Kujtojmë që ai u operua në gju në muajin shtator dhe bëhet me dije se do të jetë i gatshëm për botërorin “Qatar 2022”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *