Sportistja e njohur Luiza Gega ka deklaruar së fundmi në një intervistë televizive se ka kaluar një gjendje depresive kur ka qenë në Kenia. Ajo u shpreh se:
“Ka qenë në fakt një periudhë edhe depresive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt siç është Kenia”.
Pikërisht në këtë vend, Luiza ka treguar se ka pasur një rast kur dikush ka tentuar t’i futet në dhomë, por atë natë ajo nuk ka qenë aty.
“Tentativë që futen për të vjedhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia, trajneri kishte dhomën e tij unë timen. Unë atë natë do rrija te vajzat nga Ukraina se kishin një shtëpi të madhe. Ai e kishte dëgjuar zhurmë e më shkruan ke ardhur sonte? I them jo, e aty e kupton që dikush po tentonte të vidhte. Kishte qenë roja që ne na ruante qendrën”.
E pyetur për momentin më të sikletshëm ajo ka treguar se si tip është e nxituar dhe ka dërguar një bisedë me screenshot, pikërisht bashkëbiseduesit, që nuk duhej t’ja conte.
“Pjesa kur i bën screenshot bisedës dhe ti do tja çosh po ja çon…nuk ka, ku e ke mendjen o goc? Unë jam shumë natyrë e axhituar, jam personi që nuk më mban vendi e nuk i mendoj gjërat dy herë”, tha ajo në intervistën për emisionin “Glamour Zone”.
E pyetur a i ka dërguar ndonjë mesazh personit të gabuar ndonjëherë, ajo tha:
“Më ndodh shpesh dhe me mesazhet që shkruaj nga nxitimi tentoj ti hap derën makinës së tjetrit, më ka ndodhur në disa raste dhe është shumë e sikletshme”.
Kampione e Europës Ka rrëfyer se në aspektin e jetës personale, nuk ka një pozicion të qartë se ku ndodhet. Pyetjes nëse është në një lidhje, ajo iu përgjigj: “Ëmm…si e do po apo jo? Edhe kshu edhe kshu, nuk është se kam as po as jo.”