Zgjidhjen e keni pasur gjithmonë në celular! Ja si të luftoni stresin

Bazuar në hulumtimet e fundit, rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën “American Medical Association Network Open”, të dëgjosh muzikë ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor. Për më tepër, ndikimi në fakt është i barabartë me rezultatin e arritur nga aktiviteti fizik, pra ul nivelin e stresit në organizëm.

Edhe pse dihej më parë se muzika ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor, veçanërisht kur bëhet fjalë për terapitë përmes muzikës, ky është rasti i parë që konfirmohen të dhënat se dëgjimi i një kënge ka përfitime të ngjashme me aktivitetin sportiv.

“Nuk jemi aspak të befasuar nga fakti që muzika përmirëson mirëqenien emocionale, ndërsa në të njëjtën kohë na siguron pushimin e nevojshëm nga situatat stresuese. Hulumtimet tregojnë se kur dëgjojmë muzikë, truri ynë çliron dopaminën, e cila redukton ndjenja e tensionit dhe stresit”, thotë psikologu Scott Glassman, njëri nga autorët e studimit.

“Studimet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se njerëzit përfitojnë më shumë nga stërvitja duke dëgjuar muzikë. Motivimi i tyre është më i madh dhe ndikon pozitivisht në disponimin e tyre gjatë aktivitetit fizik”,- ka shtuar ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *