Gjykata e Lartë i refuzon kthimin në detyrë Artan Shkëmbit

Gjykata e Lartë ka refuzuar kthimin në detyrë të ish-zëvendësdrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi. Vendimi u mor sot  zyrtarisht, edhe pse Shkëmbi vetë ishte tërhequr gjithashtu nga rekursi.

Artan Shkëmbi akuzohet se ka publikuar informacione për dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar veprimet hetimore që po kryheshin. Akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj. Autoritetet gjermane dyshojnë se Shkëmbi dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Prronin dhe Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

Për Prronin dhe Vukajn, Gjermania kishte kërkuar verifikimin e pasurive në Shqipëri pasi po hetoheshin si pjesëtarë të një organizate kriminale. Por, të rinjtë e morën këtë informacion përmes platformës Enchrochat, me anë të një fotoje.

Ky celular, Iphone 10, kishte fotografuar informacionin e ndodhur në Deep See, nga ekrani i kompjuterit. Ky informacion ishte përvjellë vetëm pak çaste pasi Artan Shkëmbi ishte loguar në sistemin e të dhënave Deep See. Për këtë rast janë marrë në pyetje edhe oficerë të tjerë të policies, por kjo ishte arsyeja që solli dhe marrjen nën hetim të Shkëmbit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *