Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e rasteve në lidhje me virusin covid-19 në vendin tonë.
Ku raportohet se nga 536 testime 21 qytetarë rezultojnë të infektuar me covid-19.
Raportohet gjithashtu se në vendin tonë se virusi i mori jetën një 77-vjeçarit nga Tepelena.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz.
Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një pacient 77 vjeç, nga Tepelena.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 536
Testime totale 1,989,914
Raste pozitive 331,473
Raste të shëruara 327,629
Raste Aktive 252
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 184
Fier 17
Elbasan 14
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Vlorë 5
Berat 5
Korçë 3
Lezhë 2
Durrës 2