Disa persona raportohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të zonës së quajtur Dobaj.
Paraprakisht raportohet se një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë, personat që ndodheshin brenda tij, kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar në spital ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.