Këtë të shtunë ne do t’ju servirim krahë pule të shoqëruara me disa salca, ku njëra prej tyre është e preferuara jonë.
Salca ranch (renç) është një ndër salcat që ne e përdorim për të shoqëruar thuajse çdo gjë, krahët e pulës, qofte, patate, peshk etj…
Sekreti për krahë pule të pjekura mirë, pra kërce, është pikërisht tharja mirë me picetë para pjekjes. Çdo pikë uji e mbetur aty gjatë pjekjes kthehet në avull dhe ky është armiku numër një pasi në vend që të na skuqen, krahët e pulës dalin si të ziera.
Sasia: 4 persona
Koha totale: 45 minuta
PËRBËRËSIT:
Për krahët e pulës:
1 kg krahë pule ( 250 gr për çdo person)
Kripë dhe piper të kuq
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Salcë Ranch (receta më poshtë)
Sriracha (salcë pikante)
Mustardë dhe ketchup sipas dëshirës
Ngrohni furrën në 250°C
Gjysëm ore para pjekjes, thani mirë krahët e pulës dhe vendosini në një tepsi të veshur me letër pjekjeje.
Kriposni dhe piperosni krahët e pluës mirë, spërkatsni pak vaj ulliri dhe me duar lyejini mirë nga të dy krahët.
I pjekim në furrë për gati 45 minuta ose deri sat ë marrin një ngjyra kafe në caramel. Në gjysëm të kohës kthejini krahët e pulës që të piqen mirë nga të dy anët.
Pasi të jenë pjekur I heqim nga furra dhe I lemë të ftohen paksa përpara servirjes.
Salca Ranch
200gr krem të athët ( në market e gjeni tek sektori I kosit me emrin Schmand)
1 lugë gjelle majonezë
½ lugë çaji pluhur hudhre
1 lugë çaji pluhur qepe
2 lugë çaji qepujka të thata (e gjeni tek sektori I erëzave me emrin Erba Cipollina ose Chives)
½ lugë çaji kripë
Kjo salcë mund të përgatitet edhe 1 ose 2 ditë përpara.
Merrni një kavanoz qelqi (0.25 lit.)
Hidhni të tërë përbërësit në të , vendosni kapakun dhe tundeni mirë me të dyja duart.
Nëse dëshironi, mund ti hidhni pak lëng limoni.