Qumështi i bletës është i pasur me ushqyes, të cilët i dhurojnë lëkurës suaj një shkëlqim dhe parandalim të rrudhave. Qumështi i bletës është një trajtim, që vepron në shumë nivele për shëndetin e lëkurës tuaj.
Fare lehtë mund të luftojë shenjat e plakjes duke qenë se përmban vitaminat B,C dhe E si dhe aminoacide yndyrore, minerale e antioksidantë, të cilët ushqejnë dhe e qetësojnë lëkurën e irrituar.
Ekspertët e rekomandojnë si një mënyrë të shëndetshme për ta mbajtur fytyrën gjithnjë të hidratuar e të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.
Si ta përdorni
Si fillim pastroni mirë fytyrën nga papastërtitë dhe thajeni me kujdes.
Më pas merrni në duar pak qumësht blete dhe lyeni me lëvizje rrethore të gjithë fytyrën me një shtresë të hollë.
Lëreni në fytyrë për 45 minuta derisa të ngrijë dhe shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni. Aplikojeni disa herë në javë ose çdo darkë për rezulate të shpejta
Kujdes, nëse jeni alergjikë nga ky produkt nuk duhet ta përdorni këtë trajtim.