Data 25 maj nis me rradhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Punonjësit sezonal kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë dhe janë në pritje që prej orës 3 të mëngjesit.
Deri më tani katër autobusë kanë kaluar kufirin, ndërsa tre janë në pritje.
Kujtojmë se disa ditë më parë vendi fshqinj mori vendimin për hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë në pikën kufitare të Kapshticës, vetëm për punëtorët sezonal me kuotë ditore të pranimit 400 persona.