Aksionet “blic” të policisë në Vlorë/ Po kërkohet për Ervis Martinajn?

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë këtë mbrëmje janë rikthyer në qytetin e Vlorës! Janë ushtruar kontrolle në Novoselë dhe Selenicë, nga ku blutë e Vlorës e FNSH-të kanë dalë me dy persona që janë soqëruar në Komisariat. Ende nuk dihen identitetet e tyre apo shkaku për të cilin kanë përfunduar në polici.
Kontrollet në Vlorë vijojnë prej javësh.
Edhe një javë më parë FNSH-të nisën kërkimin në këtë zonë të Shqipërisë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këto kontrolle.
Fillimisht, gjatë ditë të parë të kontrollit, është aluduar se në këtë zonë po kërkohet për gjurmë të të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj, por drejtoria e Vlorës nuk ka informacion për këtë gjë.

Kujtojmë se me 12 tetor, Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Berberi deklaroi se struktura e Vlorës nuk ka dijeni dhe nuk i takon të japë informacion. Drejtori konfirmoi se kontrollet do të vijojnë, por nuk dha më shumë detaje.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit. Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës,”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *