Receta e rekomanduar nga ne sot për mëngjes është kos me tërshërë dhe fara.
Priz.al jua sjell të plotë recetën e përgatitjes e cila gatuhet lehtë dhe nuk kushton shumë. Kostoja e kësaj recete është 120Lek për 2 persona.
Përbërësit:
- 2 kupa kos
- 1 lugë gjelle boronica ( të ngrira ose të thara)
- ½ kupa tërshërë e shtypur (jo e bluar)
- 1 lugë gjelle fara lini
- ½ lugë gjelle fara Çia
- 1 luge gjelle mana goxhi (goji)
Përgatitja:
Si fillim hidhni në një mikser ½ lugë gjelle boronica dhe kosin dhe më pas bluajeni sa kosi të marrë ngjyrë vjollcë. Pastaj në një tas shtoni tërshërën, farat e linit dhe të çias, manat goxhi, boronicën e mbetur dhe trazojeni mirë.
Pasi të keni përfituar masën mbulojën me qese transparente dhe ruajeni në frigorifer.
Ju bëftë mirë!