Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhënien që ka me familjen e tij, këtë herë për Armina Mevlanin e cila është nusja e familjes Berisha.
Berisha për ‘Why not’ tha se Armina ka të gjithë dashurinë dhe respektin në familjen e tij.
“Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë”, tha ai.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë djali i tij Shkëlzen Berisha u martua me një ceremoni madhështore me Armina Mevlanin, ku Berisha mbajti dhe një fjalim të ndjerë.