‘E njoha kur Liri ishte…’/ Berisha tregon historinë e dashurisë me bashkëshorten

Kreu i PD, Sali Berisha ka treguar për herë të parë historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten Liri Berisha.

I ftuar në ‘Why not’, Berisha tha se gjithçka nisi me shikim të parë, kur bashkëshortja e tij ka qenë studente.

“Unë e kam njohur Lilin studente por nuk isha në grupet që jepja mësim. Leksione po por jo seminare. Kjo përbënte një anë pozitive se nuk ishte një konflikt interesi për një pedagog në kuptimin moral. Nuk ishte një presion që një pedagog i bënte një studenteje që i jepte mësim. Shikimi i parë është shikimi ngjitës, mbi bazën e tij ndërtohet ëndrra dhe pastaj përpjekjet për të bërë ëndrrën realitet. Një histori e tillë është. Në ndjenja ekziston një mistik, në shikim, te zëri. Duhet të ketë diçka qiellore në magjinë e shikimit dhe zërit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *