Detaje nga dosja hetimore/ Nga kërcënimet te konflikti që përfundoi me 3 të vdekur, dinamika e plotë e ngjarjes në Klos

Gjatë muajve shtator-tetor, vajza e Fiqiri Mjeshtrit kishte pasur probleme me ankthin dhe kishte shkuar disa herë në spital në gjendje të fikëti si pasojë e ankthit.

Ditën e ditëlindjes më 9 tetor vajza ishte shantazhuar dhe kërcënuar se do t’i shpërndaheshin fotot dhe babai i saj do ta merrte vesh. Ditën e ditëlindjes vajza u dërgua në spital në gjendje të fikëti.

Më pas më datë 11 tetor një mesazh anonim i shkon nipit të Fiqiri Mjeshtrit në Britani në llogarinë e tij në facebook ku i thuhej se “16-vjeçarja ka diçka me Renado Hasulën”. Këtë mesazh nipi ia dërgon Fiqiri Mjeshtrit babait të vajzës, i cili ia tregon vëllait shqetësimin që kishte dhe i vëllai merr përsipër ta zgjidhë këtë problem dhe shkon të nesërmen dhe takon djalin Renadon dhe pyet pse ka shantazhuar dhe kërcënuar mbesën e tij. 17-vjeçari i thotë se kishte kohë që nuk komunikonte me vajzën dhe se e dinte që ajo ishte lidhur tashmë me dikë tjetër dhe se ai ishte Kenado Shira.

Njoftohet babai i Renado Hasulës, i cili pyet të birin dhe ai i thotë që ka pasur pëlqim me vajzën më parë, por ajo tashmë ishte e lidhur me Kenado Shirën dhe i thotë të atit se Kenado i kishte treguar mesazhet me vajzën. Po atë ditë xhaxhai i vajzës ka njoftuar familjen Hasula se vajza ishte në gjendje ankthi dhe i ka kërkuar familjes Hasula ballafaqim me familjen Shira për të sqaruar situatën mes dy djemve dhe mbesës së tij.

Në dosje thuhet se Renado Hasula ka telefonuar Kenado Shirën për ta pyetur se nëse ky i fundit i ka çuar mesazh kushëririt në Britani të 16-vjeçares. Renado Shira i thotë që jo dhe se nuk e di dhe po shqetësohet për këtë gjë. Të nesërmen Kenado Shira ka telefonuar të atin e vajzës Fiqiri Mjeshtrin duke i kërkuar takim. Fiqiri Mjeshtri e pyet kush je, Kenado i thotë që është një djalë nga Klosi. Babai i 16 vjeçares i thotë “ok” takohemi të lokali i shtetasit E.A. në Klos. Ditën e ngjarjes tre vëllezërit Mjeshtri kishin shkuar në Klos për ngushëllim për vdekjen e një të afërmi. Kur të tre vëllezërit po ktheheshin, i ka thirrur në rrugë një person. Ky person ishte Kenado Shira.

Vëllai i Fiqiri Mjeshtrit e përshëndet dhe shkon e takon, e pyet se djali i kujt është dhe i thotë të telefonojë të atin. E ka pyetur se pse e kanë stresuar vajzën dhe Kenado i thotë se kishte komunikuar me vajzën dhe se i kishte marrë adresën e Instagramit dhe fjalëkalimin.

Më pas diskutimin me të riun, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit ia ka treguar këtij të fundit. Më pas në rrugë tre vëllezërve i ka dalë babai i Kenados dhe i ka kërkuar të uleb të bisedojnë. Më pas janë ulur në lokalin e shtetasit B.H. në Klos. Pasi u ulën, Liri dhe Kenado Shira kanë kërkuar që të vijnë në tavolinë edhe Eglantin dhe Renado Hasula pasi pretendonin se ky i fundit ishte i lidhur me vajzën. Më pas të gjitha palët bashkohen në tavolinë.

Dy adoleshentët Kenado dhe Renado u zunë me njëri tjetrin. Tre vëllezërit po negocionin për martesë pasi u bindën që vajza kishte lidhje me Kenadon dhe babit të këtij të fundit Fiqiri Mjeshtri i ka thënë që është hera e fundit që e diskutojmë këtë muhabet dhe se duhet ta mbyllnim me të mirë, por babai Kenados i ka thënë se nuk mund ta marrë për nusen e djalit vajzën e tij sepse është e lidhur me Renadon dhe se të dy djemtë ta zgjidhin me njëri tjetrin. Fiqiri Mjeshtri i ka thënë se për herë të fundit po i thotë që do marrë përgjegjësitë si prind dhe se djali i tij duhet ta marrë për nuse vajzën e tij dhe pastaj le të bëjë çfarë të dojë me fotot, por sërish babai i 17-vjeçarit ka refuzuar. Në atë moment Fiqiri Mjeshtri është ngritur nga karrigia ka nxjerrë armën duke qëlluar. Kenadon e qëlloi në ballë, i ati i tij e mori plumbin në gjoks, ndërsa dy të tjerët që u plagosën njëri në qafë Renado dhe tjetri i ati në kurriz./ BW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *