Video/ Mjeku më i vjetër në botë punon ende në moshën 100-vjeçare

Shesh është e vështirë të gjejmë sekretin për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm. Por mesa duket konsumimi i një molle në ditë është sekreti i jetëgjatësisë së këtij mjeku nga Ohrio, Howard Tucker.

100-vjeçari Tucer ka fituar Rekordin Botëror Guinness si mjeku më i vjetër në botë që punon, ku së fundmi është kthyer në yll i TikTok-ut.

@whatsnextmovie

Things I would NEVER do… from a 100 year old neurologist #5thingschallenge #doctor #fyp #inspiration #longevity

♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey

Tucker ka hyrë në librin Guinness në shkurt të 2021, kur ai ishte 98 vjeç e 231 ditë.

“Unë e konsideroj këtë titull të rekordeve botërore Guinness si një nder të veçantë dhe e shoh si një arritje tjetër në një jetë të gjatë, të kënaqshme dhe të lumtur”, tha ai.

Tucker, një neurolog që ka praktikuar mjekësinë që nga viti 1947 vazhdon të shohë pacientë dy herë në javë.

“Njerëzit më thonë, ti po bën shumë mirë për një 100-vjeçar dhe unë them me vete, sa njerëz 100-vjeçarë ke parë? Nuk mendoj. Unë nuk kam takuar ndonjëherë një person tjetër 100-vjeçar. Unë e kam takuar vetëm veten time”, tha ai.

Gjatë karrierës së tij, Howard ka punuar në shumë raste dhe diagnoza të rrallë duke përfshirë rastin me tingull mistik “Bukuroshet e Fjetura” në vitin 1960. Dy pacientë të rinj hynin dhe dilnin nga koma prej muajsh. Rreth 20 mjekë të tjerë nuk ishin në gjendje të bënin një diagnozë përpara se Howard dhe bashkëpunëtori i tij të vlerësonin pacientët dhe të arrinin në përfundimin se ishte një rast helmimi me barbiturat; është vërtetuar e saktë me analizat e mëvonshme të gjakut.

Si arrin njeriu moshën historike prej 100 vjeç, ndërkohë që punon ende me kohë të plotë?

Howard e ka mbështetur jetëgjatësinë me ushqim të mirë dhe një moderim të alkoolit. Ai gjithashtu beson se mirësia dhe trajtimi i të gjithëve me respekt është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nuk mbart “asnjë urrejtje për asnjë grup etnik, përkatësi fetare apo race”. Së fundmi, Howard përmend gruan dhe katër fëmijët e tij si burimin kryesor të lumturisë së tij, por gjithashtu beson se puna e tij i sjell atij përmbushje dhe një ndjenjë qëllimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *