Foto/ Jemi në Tokë apo në planetin Mars?

Thomas Pesquet, astronauti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, na ka mahnitur me imazhet e ‘Syrin e Saharasë’ në Afrikën perëndimore të shkrepura nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Stacioni i cili aktualisht po rrotullohet rreth planetit tonë, shfaq një botë që duket e ngjashme me Marsin.

Fotografitë përshkruajnë një peizazh me ngjyrë të kuqërremtë dhe portokalli, bashkë me një pjesë të thellë në qendër që duket shumë e ngjashme me atë që ndodhet në Planetin e Kuq. “Mendova se po orbitoja Marsin kur pashë këtë pamje.”, tha ai.

Syri i Saharasë, i njohur zyrtarisht si Struktura Richat, ndodhet në Sahara afër Ouadane në Afrikën perëndimore. Ky rajon ka tërhequr shumë astronautë që kërkojnë të kapin bukurinë e kraterit mahnitës.

“Nëse ka një fotografi që është një klishe për astronautët në hapësirë, ajo është struktura Richat, e njohur gjithashtu si Syri i Saharas. Ne të gjithë kemi bërë një ose dy fotografi të saj,” u shpreh astronauti ne Twitter, të shoqëruar nga fotografia ikonike të kraterit.

Pesquet ka shkëputur disa imazhe të Syrit të Saharasë duke realizuar një kolazh mahnitës që paraqiti rajonin në të gjithë lavdinë e tij.

/Burimi Australian News review/ Përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *