Përmbyset minibusi në Serbi, humb jetën një grua; plagosen 16 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi, në afërsi të digës së Rovnit ku një minibus i mbushur me pasagjerë është përmbysur dhe për pasojë ka humbur jetën një grua. Ndërkohë raportohet se pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat serbe raportojnë se në minibus kanë qenë 17 pasagjerë, kurse 3 nga pasagjerët e plagosur janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur kur shoferi i minibusit ka dalë nga automjeti për të pyetur rojën për kalimin e digës Stubo-Rovni. Dyshohet se shoferi nuk ka aktivizuar frenat e dorës kur ka dalë nga minibusi. Minibusi depërtoi gardhin mbrojtës dhe u rrokullis në një shpat rreth 50 metra të gjatë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ambulancat. Grupi hetimor po heton për shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *