LSI apo Partia e Lirisë? Ilir Meta ngatërron emrin e partisë së tij

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kaluar këtë fundjavë disa momente me të rinjtë e kësaj partie në Durrës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, krahas disa fotove Meta shkruan se ishte i lumtur të kalonte disa orë nën shoqërinë e të rinjëve të LRI-së.

“I lumtur të kaloja sot disa orë në shoqërinë e të rinjve të LRI-së Durrës. Energjia e tyre pozitive, frymëzim për Ndryshim”, shkruan kreu i PL.

Por, mesa duket Meta nuk e ka harruar plotësisht LSI-në. Edhe pse ndryshoi emrin e partisë, forumi rinor akoma nuk paska një emër të ri duke i lënë pjesë të forumit të ish-LSI-së.

Mos ishte kjo një ngatërresë e qëllimshme apo Meta nuk ka gjetur akoma një emër për të rinjtë e asaj partie.

Por, çfarë nënkupton kreu i PL me LRI?

Mos vallë, LRI do të thotë Lëvizja Rinore për Integrim. Apo LRI-Lëvizja e Rinisë për Liri?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *