Asambleja e 145 e IPU/ Deputeti rus merr fjalën, delegacioni i Shqipërisë dhe deputetët e BE-së ‘braktisin’ sallën

Asambleja e 145 e IPU-së ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojmë pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.

Gjatë momentin që fjalën e mori deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse, delegacioni i Shqipërisë ka braktisur sallën së bashku me deputetët e vendeve të BE-së  ku po mbahej mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete.

Ky moment u bë publik nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Salianji, pjesë e delegacioni të Shqipërisë shkruan se te gjitha vendet janë nën monitorim për ruajtjen e standardeve të demokracisë! Sipas Salianjit, delegacioni i Shqipërisë si pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështeti rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës.

“Kigali, Rwanda. Mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete. Lufta në Ukrainë dominoi diskutimet e Asamblesë ku pjesa dërrmuese e delegacioneve dënuan agresionin e paprovukuar rus ndaj Ukrainës!

Delegacioni i Shqipërisë si pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështetëm rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojmë pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve”, shkruan Salianji.

Fokusi i debatit të Asamblesë ishte tek rritja e autoritetit të parlamenteve në kontrollin e qeverive, mbrojta e statusit të deputetit, promovimi i të rinjve në politikë, foricimi i bashkëpunimit ndërparlamentar për të ndarë eksperiencat më të mira. Vëmëndje të rëndësishme morên rastet e ndalimit të hapësirave demokratike në parlamentet e vendeve autokratike! Çdo vend është nën monitorim për ruajtjen e standarteve të demokracisë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *