Napoli nuk ndalet, sulm makineri dhe fitore njëra pas tjetrës, spektakël golash në “Diego Armando Maradona”

Napoli nuk e ka ndërmend të ndalet, dhe sot në shtëpi triumfoi 3-2 ndaj Bolonjës. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ku golit të miqve me Zirkzi iu kundërpërgjigj mbrojtësi Huan Zhezus. Skuadra e Spaletit përmbysi shifrat sapo filloi pjesa e dytë, me Lozanon. Bolonja barazoi shifrat në minutën e 52 me Musa Barrou.

Vendasit shfrytëzuan në maksimum aftësitë individuale të disa futbollistëve si Kvara dhe Osimhen, me këtë të fundit që i dha 3 pikët skuadrës blu.

Në 14 ndeshjet e fundit të Serisë A, napolitanët kanë grumbulluar 12 fitore dhe dy barazime, duke shënuar 38 gola! Duke marrë parasysh këtë pjesërisht, blutë janë ekipi më i mirë në ligë si për pikët e fituara (35 nga 39) ashtu edhe për golat e shënuar.

Napoli ka shënuar shtatë gola me lojtarë zëvendësues në Serinë A, më shumë se çdo ekip tjetër në pesë ligat kryesore evropiane në vazhdim! Një makineri perfekte ajo që ka krijuar Luçiano Spaleti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *