Do të ishte mbrëmja e tij, ajo në të cilën do t’i duhej të festonte një nga fitimet më të mëdha, në aspektin ekonomik, të parë ndonjëherë në sport. Por, Drake, reperi kanadez, ka dështuar sërish.
I njohur për bastet e tij të çmendura në ngjarje të ndryshme sportive, Drake kishte vendosur bast për fitoren e Barcelonës në “El Clasico” kundër Realit të Madridit. Në sfidën e madhe të luajtur në “Santiago Bernabeu”, skuadra e Ançelotit fitoi me rezultatin 3-1.
Në lidhje me këtë ndeshje speciale, vetë Drake luajti një skedinë me shifrën e çmendur prej më shumë se 600.000 euro.
Drake vendosi bast fitoren e Barcelonës ndaj Realit bashkëngjitur edhe me suksesin e Arsenalit ndaj Lids Junajtid. Por, nëse për “Topcicnjtë” Drake qëlloi në shenjë, te katalanasit dështoi, dhe në këtë formë humbi mundësinë për të fituar plot 2.8 milionë euro.
Drake nuk është një ogur i mirë për skuadrat që ai mbështet dhe legjenda urbane thotë se nëse ai bën një foto me një atlet ose veshjen e një ekipi, kjo i sjell atyre fat të keq.
Kjo gjë ka ndodhur disa herë dhe humbja e Barcelonës e konfirmon.
1.Në mars 2019, pasi Pol Pogba doli në një foto me superyllin, katër ditë më vonë, Mançester Junajtid u eliminua nga FA Cup nga Ullvërhamptoni.
2.Ai ndau një foto me Serxho Agueron, dhe Mançester Siti humbi 1-0 nga Totenham në Ligën e Kampionëve.
3.Në vitin 2019 ai pozoi me Kurzaëa: PSG-së i duhej vetëm një fitore kundër Lile për t’u kurorëzuar në Ligue 1, por skuadra pariziane u mund 5-1, një numër golash që nuk i kishin pranuar në 19 vjet.
4.Gjithashtu Pier-Emerik Obamejang postoi një foto me Drake para finales së UEFA Europa League ku Arsenali u mund nga Çelsi, madje blutë e falënderuan atë.
Mallkimi i Drake nuk ka ndjekur futbollistët vetëm në Europë, por edhe në SHBA.