Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.
Uniformat blu raportojnë se nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2022, rreth orës 22:10, në fshatin Vërdovë, ka rënë zjarr tek banesa në pronësi të shtetasit P. S. Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.