“Klasikja” shkon për PSG-në, kampionët e Francës një ndeshje larg rekordit

Klasikja e futbollit francez mes PSG-së dhe Olimpik Marsejës flet përsëri për parisienët. Skuadra e drejtuar nga Kristof Galtier ka fituar me rezultatin minimal 1-0, por në një sfidë që e ka dominuar thuajse plotësisht.

Që në fillim ishin parisienët, të cilët krijuan raste të njëpasnjëshme dhe iu afruan disa herë rrjetës, me Mesin, i cili goditi edhe traversën pas një goditje dënimi. Por goli erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Mbape pasoi për Nejmarin dhe ky i fundit nuk gaboi duke shënuar atë që do të ishte goli i vetëm i ndeshjes.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë, asnjë skuadër nuk shënoi më dhe PSG mori suksesin që e shkëput me 3 pikë në kreun e renditjes të kampionatit francez, ku ka shënuar në ndeshjen e 20 radhazi pa humbje, duke qenë vetëm 1 ndeshje larg rekordit që ka ky ekip në Ligën 1.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *