Protestoi nudo në sheshin ‘Skënderbej’/ Pas komenteve të shumta reagon vajza: Turp është të dëmtosh dikë. Nudo nuk është seksuale (VIDEO)

Pavarësisht përfundimit të protestës kundër abuzimeve seksuale, ende vijon të flitet për vajzën e cila u shfaq nudo në shesh me një pankartë në duar. Veprimi i vajzës mori polemika të shumta ndërkohë së fundmi ka reaguar dhe vetë ajo në lidhje me veprimin e saj.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, vajza shprehet se nudoja nuk është seksuale, teksa shton se ka dashur të përçojë një mesazh për shoqërinë.

“Më dërgoi mikesha ime foton ku kam dalë te sheshi Skënderbej, ku kam dalë me një shkrim dhe kishte bashkëngjitur me një foto tjetër. Më vjen shumë keq që ishte ajo foto, ku dikush kishte përdorur disa terma, bashkë me foton time. Dhe kishte shkruajtur që protesta ka qenë një film pornografik. Sa keq shpirti im që t’i sheh filma të tillë! Sa keq që e ke të zhvilluar në atë lloj forme mendjen tende. Ky është shkrimi “Meshkujt janë fëmijët tanë. Nëse ata sot nuk janë sot të denjë është sepse ne nuk e kemi bërë punën tonë si duhet”. Ne si gra, si nëna. Para se të bëhej burrë e të përdhunonte ka qenë fëmija jonë. Kam shkruajtur që do t’i mësoj fëmijës tim që të jesh i paveshur nuk është turp. Turp është të dëmtosh dikë. Nudo nuk është seksuale. E kuptoj që sistemi, mënyra se si gjërat kanë funksionuar, të mendoni se trupi jonë, vagina jonë, është turp. Sa keq! Gjoksi ynë është turp, ah sa keq!”, u shpreh vajza në fjalë.

“Doni edhe listën e njerëzve që më kanë ngacmuar mua seksualisht?! Kam pasur zhvillim të hershëm që 12 vjeç. Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh. I doni me emra mbiemra, ti vrisni edhe ata. Ligji i karmës thotë që nëse ne një gjë na përsëritet disa herë do të thotë që ne nuk e kemi marrë mësimin. Kuptoni forcën tuaj! Meshkujt janë fëmijët tanë, nëse janë ashtu siç janë, do të thotë që ne nuk i kemi edukuar. Sot ne mbajmë përgjegjësi për çdo fëmijë që përdhunohet. Po shisni shpirtin vetëm që mos ta dëgjojnë komshinjtë, për llafet e botës. Është faji jonë, sepse meshkujt janë fëmijët tanë“, vijoi ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *