Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu rapotojnë se R. M., 49 vjeç dhe I. M., 36 vjeç u arrestuan pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa A. Sh., 64 vjeç po procedohet penalisht pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku u dogjën një sasi prodhimesh bujqësore.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve:
– R. M., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi në Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, në gjendje të dehur;
– I. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, në gjendje të dehur.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2022, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku u dogjën një sasi prodhimesh bujqësore, në magazinën e shtetasit Z. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.