Mesa duket tashmë programacioni i Top Channel sa vjen edhe shtohet. Këtë gjë e ka bërë të ditur së fundmi producentja Lori Hoxha. Ajo ka publikuar disa foto në ‘Instastory’, ku ka zbuluar në fakt edhe emrin e programit. “S’e luan topi”, do të jetë emisioni më i ri që do të startojë në Top Channel.
Ky emision vjen pikërisht me rastin e ditëlindjes së Dritan Hoxhës. Kujtojmë që një ndër programet më të komentuar në Top Channel momentalisht është pikërisht “Dancing With The Stars”. Më herët, Lori zbuloi dhe njohjen e saj me Kledi Kadiun përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Postimi i plotë:
“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa të udhëtonim çdo ditë pas shkolle për t’u ushtruar te akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia të para më të ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetëra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që të kuptoja a do më njhte kur të na kryqëzohej shikimi. Si çdo balerinë aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte në adoleshencë) doja të bija në sy te “balerini i famshëm i Mediaset”. Në të githë madhështinë e tij me modestinë më të madhe ai nuk ngurroi të më jepte atë që për çdo balerinë është esenciale: të dali e para. Sot, 16 vite më vonë suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megithatë rrethana jonë nuk është më e njejtë. Unë nuk kërcej më (jo prej deshirës por stafi [email protected] nuk më do për ogur të mirë në premierën e saj) dhe ai nuk është këtu për të më giykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe të @sarahoxhaaa për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë që unë ngulmoja që pas fitores time në 2014 ta kisha pjesë të @topchannelalbania dhe që Sara po e sjell në jetë me një skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapa skene”.