Një ‘krizë regjistrimesh’ po kap universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, ku këtë vit akademik janë mbyllur plot 21 degë.
Situata është rënduar pasi regjistrime që kanë qenë 0 apo një numri shumë të vogël, nën 6 studentë që kanë pasur interes për këto degë.
Degët e mbyllura në Universitetin Aleksandër Xhuvani janë:
- Gjuhe letërsi 3 regjistrime
- Histori Gjeografi 3
- Gjuhe gjermane 1
- Gjuhe frënge 0
- Gjuhe italiane 0
- Gazetari 1
- Gazetari dhe Anglisht 3
- Gjuhe shqipe dhe rome 0
- Histori dhe gjuhe Gjermane 0
- Gjeografi dhe Gjuhe Italiane 0
- Operatore Turistike dhe Gjuhe Gjermane 4
- Biologji dhe Kimi 3
- Matematik Fizik 0
- Studime Mjedisore 2
- Fizik Kompjuterike 0
- Matematike dhe Informatikë 0
- Edukim Qytetar 0
- Filozofi Sociologji 0
- Ekonomi dhe e Drejta 3
- Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 5
E njëjta situatë ka ndodhur dhe me Universitetin e Gjirokastrës, ku një degë goxha e rëndësishme siç është ajo e Matematikës dhe Fizikës është mbyllur.
Lidhur me këtë situatë, pedagogët shprehen se universitet janë në krizë të thellë për studentë.