Paria e Lirisë ka depozituar një draft për ndryshimin e një ligjslacioni në Kuvend për energjinë e rinovueshme. Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me krizën energjetike në vend.
Meta gjatë një konference për mediat, tha se qeveria duhet të inkurajojë qytetarët për energjinë e rinovueshme.
Sakaq shtoi se qytetarët mund ta zgjidhin vetë çështjen dhe qeveria mos të ecë me hapin e breshkës.
“Propozojmë ligjin për energji të rinovushme, nga dielli apo era. Jemi në një bilanc katastrofik lidhur me energjinë e rinovueshme. Qeveria ka deinurajuar qytetarët për konsum, propozimi për futjen në rrjet dhe subvencionimi do të sjellë pasoja pozitive. Për këtë qëllim ne kemi paraqitur disa ndryshime. Insistojmë për një proces sa më të shpejtë, ku qeveria është e vetmja fajtore dhe po ecën me hapin e breshkës”, tha ai.