Harron Bleron dhe nis një romancë të re, si qëndron e vërteta e Afronës?

Afrona dhe Blero kanë bërë bujë të madhe me historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi vetëm pak kohë pasi u kurorëzuan në martesë. Teksa thumbat ndaj njëri-tjetrit kanë qenë të vazhdueshëm, disa ditë më parë Blero konfirmoi ndarjen e tij me Afronën, në një postim në rrjetin social ‘Instagram’.

Fill pas kësaj u aludua se kjo e fundit ka nisur një lidhje të re. Së fundmi burime për “Prive” kanë mohuar një lajm të tillë, duke u shprehur se Dika për momentin e ka përqëndruar të gjithë vëmendjen e saj tek biznesi në Zvicër. Siç e përmendëm më lart, Blero pranoi më në fund atë që publiku dinte prej muajsh, ku ndër të tjera shprehej:

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do t’ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohën. I juaji, Blero”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *