Imazhet dramatike e trupave të fëmijëve të kthyer nga deti në brigjet libiane janë publikuar në Twitter nga themeluesi i organizatës jofitimprurëse ‘Open Arms’, Oscar Camps. “Jam ende i tronditur nga tmerri i këtyre imazheve”, shkruan ai, duke postuar foto që portretizojnë trupat e fëmijëve të cilët u gjenden të braktisur në bregdet për tre ditë para se të varroseshin të Shtunën në varrezat aty pranë. “Fëmijë të vegjël dhe gra që kishin ëndrra dhe ambicie jetësore. Ata u braktisën për më shumë se tre ditë në një plazh në Zuwara në Libi. Askush nuk u kujdes për ta. “
Trupat e mendohet se kanë qenë viktimat e mbytjes së një anije me emigrantë, e cila është nisur me datë 19 maj dhe mbante në bordin e saj të paktën 90 persona. Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve ka konfirmuar rreth 50 të zhdukur, midis tyre shumë gra dhe fëmijë, dhe 33 të mbijetuar. Dëshmitë e të mbijetuarve tregojnë se situata në natën e 19 majit ishte e tmerrshme.
Por sigurisht është e vështirë të thuash me siguri nëse fëmijët e gjetur të vdekur dy ditë më parë ishin në bordin e asaj varke apo nëse në të njëjtën shtrirje të detit mund të ketë qenë një tragjedi tjetër e kaluar në heshtje.
Zona prej kohësh është bërë baza e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe qeveria libiane nuk është në gjendje të kontrollojë.
Në dy javët e fundit, në të njëjtat ditë në të cilat mbi 2,000 emigrantë zbarkuan në Lampedusa, pak a shumë po aq janë kapur dhe kthyer nga Rojet Bregdetare Libiane, por, siç ndodh shpesh trupat e pajetë janë rikthyer nga deti dhe janë parë nga peshkatarët, të paktën një duzinë. Duke çuar kështu në më shumë se 600 viktima të cilët, sipas IOM, tashmë kanë humbur jetën në pesë muajt e parë të 2021, tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dhe dy në tre trupa nuk janë gjendur kurrë.
/Burimi SkyTg24: Përshtati në shqip Priza.al/