Shenjat e Horoskopit që e kanë shumë të vështirë t’i mbajnë paratë në xhep

Le ta pranojmë të gjithë se njohim dikë ose disa persona, të cilët nuk kanë një marrëdhënie të mirë me paratë dhe i shpenzojnë pa u menduar fare, në mënyrë të pamatur dhe në fund mbeten pa asnjë lek në xhep.

Edhe mes shenjave të horoskopit, ashtu si për çdo gjë tjetër, kemi 3 përfaqësuesit e këtyre njerëzve, që nuk janë aspak të përmbajtur kur bie fjala tek paratë dhe kur duan diçka thjesht e marrin, pa u shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Ju që i përkisni këtyre shenjave, me siguri do të gjeni veten në përshkrimet e mëposhtme:

Peshorja

Është e çuditshme në fakt të gjesh shenjën që lufton gjithmonë për ekuilibër në këtë listë, por është e vërtetë. Peshorja pëlqen luksin dhe cilësinë në cdo gjë dhe kështu shpesh nuk mund t’i rezistojë gjërave që janë shumë të shtrenjta. Nëse e di që do të zgjasin, atëherë shpenzimin e konsideron veten si një investim të mirë dhe nuk pendohet aspak për paratë që do të shpenzojë. Që zakonisht janë shumë.

Peshqit

Peshqit ëndërrimtarë shpesh bien në grackën e mbikonsumimit. Shumë herë përmes parave ata ndjejnë se mbulojnë boshllëqe të ndryshme që kanë brenda tyre, më së shumti kur nuk janë në humor të mirë dhe ndihen të vetmuar ose të zhgënjyer. Nuk do ishte çudi që në këto raste të dilnin në dyqane dhe të harxhonin të gjithë rrogën brenda një dite.

Shigjetari

Shigjetari është aventurier, aktiv, i pavarur dhe ndonjëherë shumë joserioz. Për të kaluar një kohë të mirë mund të prishë një pasuri të vërtetë pa e kuptuar dhe pastaj të pyesë veten se si përfundoi me një portofol bosh përsëri. Ai do të rezervojë pa u menduar shumë një udhëtim të shkurtër, sado i kushtueshëm të jetë, ose nuk do t’i thotë jo një vakti në një restorant të shtrenjtë vetëm për të provuar një kuzhinë të re. Ndryshimet dhe përvojat e reja gjithsesi i japin jetë dhe ai nuk i refuzon kurrë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *