Sot nis viti i ri akademik. Në këtë ditë të veçantë janë bërë edhe urime, jo për nisjen e vitit akademik por për dashurinë. Një i ri, me inicialet E.M, ka gjetur një mënyrë të veçantë që t’i japë një mesazh ish-të dashurës së tij. Në Universitetin e Shkodrës ai ka vendosur tre banderola me një mesazh për Gladiolën.
Në këto banderola si shkruan: I thoni Gladiolës që e du, i thoni që më mungon, i thoni që nuk e kam harru.