Pas humbjes së gjyqit ndaj Johnny Depp, Amber Heard nuk qëndron duarkryq

Sërish Amber Heard në vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo ajo nuk dorëzohet kollaj. Heard ka depozituar një ankesë për të apeluar dënimin që mori në gjyqin ndaj Johnny Depp.

Vanity Fair ka shkruar se në dokumente përfshihen 16 pikat që tregojnë mungesën e provave. Në këto 16 pika thuhet se: “Gjykata gaboi duke lejuar Depp të argumentonte, sugjeronte në sallën e gjyqit që juria mund të jepte dëmshpërblim bazuar në deklaratat ose sjelljen që paraprijnë publikimin e shkrimit të kundërshtuar”.

Amber Heard është e mbytur me borxhe “deri në fyt.” Pas humbjes në gjyq kundër ish-bashkëshortit të saj, ylli i “Aquaman” i detyrohet më shumë se 10 milion dollarësh Johnny Depp.

Por, nuk mbaron me kaq. Sipas disa raportimeve të fundit, Amber u detyrohet para edhe avokatëve të saj. Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milion dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milion dollarë avokatëve të saj.

Heard ka miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë, por edhe ndaj disa kompanive të sigurimit, si ‘Tarvelers Commercial Insurance Company’ dhe ‘New York Marine General Insurance Company’.

David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown shërbyen si avokatë të Heard në padinë e Depp, ashtu si edhe ekipi i Kirk Pasich. Për momentin dihet se aktorja ka nxjerrë në shitje një pronë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kështu nuk do të mbulonte as një pjesë minimale të të dyja borxheve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *